Masat antiCOVID-19, Ambasada e Kosovës në Gjermani me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se Qeveria atje ka vazhduar masat antiCOVID-19 që ishin në fuqi deri më 14 shkurt.
Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë njofton se shkollat dhe kopshtet e fëmijëve nuk do të hapen para 15 shkurtit, ndërsa është e detyrueshme mbajtja e maskës medicinale.
Njoftimi i plotë:Në mbledhjen e Kancelares Merkel me Kryeministrat e Landeve për parandalimin e përhapjes së #COVID19 u morën këto Vendime:➡Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri deri me 14 shkurt.➡Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit.➡Punëdhënësit duhet t'u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme.➡Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Njē mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më.➡Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime.➡Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë./Telegrafi/


