Please enter at least 3 characters.

Martinez tregon arsyejet pse ftoi Januzajn në Botëror: Është talent i madh, presim shumë nga ai

2018/06/GettyImages-451280454.jpg
298:"SAO PAULO, BRAZIL - JUNE 26: Adnan Januzaj of Belgium and Yun Suk-Young of South Korea compete for the ball during the 2014 FIFA World Cup Brazil Group H match between South Korea and Belgium at Arena de Sao Paulo on June 26, 2014 in Sao Paulo, Brazil. (Photo by Alexandre Schneider/Getty Images)
12:"Getty Images

Adnan Januzaj ka marrë ftesë dhe do të jetë në Kampionatin Botëror me Kombëtaren e Belgjikës.

Talenti i madh nga Kosova fillimisht ishte në listën e gjerë të Belgjikës, ndërsa pati paraqitje shumë të mira në ndeshjet miqësore.

Kjo bëri që trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ta përfshijë në listën finale për Rusia 2018.

Martinez beson shumë në Januzajn dhe për këtë ka folur edhe në konferencën për shtyp.

(Getty Images)

44-vjeçari ka thënë se Januzaj është një talent i madh dhe presin shumë nga ai.

"Adnan Januzaj është një talent i vërtetë në situatat një me një", u shpreh Martinez.

"Ai do të na sjellë freski, presim shumë nga Januzaj", deklaroi Martinez.

(Getty Images)

Januzaj nuk kishte luajtur për Belgjikën që nga nëntori i vitit 2014.

23-vjeçari ka pasur një stinor mjaftë të mirë me Sociedadin ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime. /Telegrafi/