Please enter at least 3 characters.

Martin Garrix, Macklemore dhe Patrick Stump vijnë me këngën e re "Summer Days"

2019/05/methode_sundaytimes_prod_web_bin_f94ed7b0-a11e-11e6-b4bd-ee5a5e72dd22.jpg

DJ i famshëm botëror, Martin Garrix ka lansuar këngën e re të titulluar "Summer Days", në bashkëpunim me Macklemore dhe Patrick Stump.

Kënga është për ditët verore ashtu siç edhe titullohet, që u përshtatet më së miri kohës që po vjen në vazhdim.

Përveç tekstit, ajo që e karakterizon klipin është një grua në moshë e cila tregon se pavarësisht viteve nuk e ka humbur elegancën e saj.

Në klipin e ri të Martin Garrix (Foto:YouTube)

Theksojmë se Garrix vitin e kaluar ishte pjesë e festivalit "Sunny Hill", të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.

Ai ishte ndarë mjaft i kënaqur me publikun shqiptar dhe me mirëpritjen që ia bënë në Kosovë. /Telegrafi/