Please enter at least 3 characters.

Marseille vazhdon përpjekjet për Balotellin

2018/06/MarioBalotelli-ita.jpg
68:"<> at Juventus Center Vinovo on June 3, 2018 in Vinovo, Italy.
13:"Claudio Villa

Marseille është duke u angazhuar shumë për transferimin e Mario Balotellit, mirëpo Mino Raiola është duke pritur edhe oferta të tjera.

Sulmuesi italian do të mbetet pa kontratë me Nicen në fund të këtij muaji, ashtu që pritet të largoeht nga klubi.

(Foto: Getty Images)

Sipas L’Equipe, Marseille ka kontaktuar me përfaqësuesit e Nice përmes drejtorit Alexandre Mialhe për t'i informuar në lidhje me interesimin për SuperMarion.

Megjithatë, Raiola është në pritje të ndonjë oferte më të madhe para se të vendosë se ku do ta transferojë klientin e tij.

Nga ana tjetër, edhe Nice e ka opsionin për t'ia vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.

(Foto: Getty Images)

Në deklaratat e mëparshme, Raiola ka thënë se në kontratë nuk specifikohet mundësia për vazhdimin e kontratës.

Balotelli është pjesë e Nice që nga viti 2016. Më herët ishte pjesë e Milanit dhe Liverpoolit. /Telegrafi/