Marseille futet në garë për Andre Silvan
265:"MILAN, ITALY - MARCH 18: Andre Silva of AC Milan celebrates after scoring the third goal of his team during the serie A match between AC Milan and AC Chievo Verona at Stadio Giuseppe Meazza on March 18, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
Andre Silva. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images
06/07/2019
Andre Silva po i numëron ditët si futbollist i Milanit.
Sulmuesi portugez edicionin e fundit e kaloi në Spanjë si i huazuar te Sevilla.
Por klubi spanjoll nuk e ka ushtruar të drejtën për blerjen përfundimtare të tij.
Kësisoj Silva ka disa opsione ku mund ta vazhdoj karrierën pasi Milani nuk llogarit në shërbimet e tij.
Valencia, Wolverhampton Wanderers si dhe Southampton janë tri skuadrat e njohura që po e duan atë.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti francez Olympique Marseille.
Marseille ka mbetur pa sulmuesin italian Mario Balotelli dhe e sheh Silvan si zëvendësuesin adekuat.
Milani është gati ta lë të lirë portugezin nëse vije një ofertë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/


