Marina Vjollca sërish nuk përgjigjet kur pyetet nëse është shtatzënë
25/04/2018
Marina Vjollca është një ndër femrat më të bukura të botës së industrisë së shoubizit shqiptar.
Bukuroshja shqiptare po vazhdon me sukses të shfaqet në ekranet tona televizive me emisione.
Ajo muaj më parë ka kurorëzuar lidhjen me martesë me reperin prishtinas, Getoar Selimin, i njohur më mirë si Geti.
Kohët e fundit është spekuluar se biondina është shtatzënë dhe kjo është një ndër arsyet që nuk publikon imazhe si në të kaluarën në rrjetet sociale.
Megjithatë, deri më tani Vjolca-Selimi ka zgjedhur heshtjen dhe të mos flasë rreth kësaj teme.
Por, së fundi ajo është pyetur prej një gazetari nëse është shtatzënë apo jo dhe të shuaj kureshtjen e fansave.
Marina ka zgjedhur sërish të mos flas duke iu përgjigjur me "a çka je ti...". /Telegrafi/


