Please enter at least 3 characters.

Marc Bartra do të operohet pas plagosjes që pësoi gjatë shpërthimit në Dortmund

2017/04/Bartra1.jpg

Futbollisti i Borussia Dortmundit, Marc Bartra, ishte personi i lënduar pas shpërthimeve që ndodhën në afërsi ta autobusit të skuadrës gjermane para ndeshjes kundër Monacos.

Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe menjëherë pas u bë e ditur se është jashtë rrezikut për jetë.

Mirëpo, lojtari është plagosur në krah dhe duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

Spanjolli ka pësuar një frakturë dhe i ka mbetur një copëz nga mjeti shpërthyes, e cila duhet t’i hiqet me intervenim kirurgjik.

Kujtojmë që ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Dortmundit dhe Monacos është shtyrë për ditën e mërkurë pas këtij incidenti. /Telegrafi/