Please enter at least 3 characters.

Maqedonia të reagojë ndaj gjeografisë shqiptare

2016/01/f.0502171146479_m.jpg

Fillimisht, reagime janë paraqitur në Greqi dhe Mal të Zi, kurse së fundmi është alarmuar edhe opinioni në Maqedoni. Zhurnal bën të ditur se ambasadori maqedonas në Tiranë, Vele Trpevski, ka paralajmëruar reagim zyrtar nëse dëshmohet se raportimet e mediave për përmbajtjen e librit janë të sakta.

“Do të verifikojmë nëse me të vërtetë është ashtu siç kanë njoftuar mediat. Këtu në Shqipëri është festë dhe njëkohësisht fushata ka arritur kulmin pasi më 8 maj ka zgjedhje. Ne do ta verifikojmë këtë dhe nëse raportimet e mediave janë të bazuara, menjëherë do të reagojmë me kolegun malazez dhe do të kërkojmë pse është shkruar ashtu”, ka deklaruar Trpevski. /Telegrafi/