Please enter at least 3 characters.

Maqedonia merr pjesë në Forumin e Biznesit të Sarajevës

2016/05/Sarejeve-biznis-forumi.jpg

Infrastruktura, konkurenca, lëvizshmëria dhe menaxhimi i mirë, janë katër përparësitë në të cilat do të përqëndrohen qeveritë e Ballkanit Perëndimor bashkë me Këshillin e Bashkëpunimit Rajon (KBR), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha nga sekretari i përgjithshëm i KBR-së, Goran Svilanoviq në konferencën ''Forumi i Biznesit të Sarajevës'', që i përkushtohet rritjes së bashkëpunimit në sektorin e industrisë dhe në bashkëpunimin ekonomik me Kinën.

Me këtë përqëndrim, do të ndihmohet edhe procesi i integrimit në BE. Ndryshe, KBR-ja është një trup ndërqeveritar në procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJ), ku Maqedonia merr pjesë aktive./Telegrafi/