Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, sot hyrja në muze falas

2023/11/Shkupi_Sheshi_ok-780x470-1.jpg

“Muzetë për edukim dhe hulumtim” është motoja me të cilën sot do të shënohet 18 maji – Dita Ndërkombëtare e muzeve, datë të cilën institucionet e muzeve në mbarë botën e shënojnë me aktivitete të ndryshme që nga viti 1977.

Në këtë ditë, siç njofton Ministria e Kulturës, muzetë në vend tradicionalisht ofrojnë hyrje falas për vizitorët të cilët mund të shohin ekspozitat aktuale dhe të njihen me pasurinë kulturore lëvizëse.

Dita Ndërkombëtare e Muzeve festohet tradicionalisht çdo vit më 18 maj për të promovuar rëndësinë e institucioneve të muzeve në shoqërinë moderne.

Dita kushtuar muzeve është vendosur nga Këshilli ndërkombëtar i muzeve – ICOM me seli në Paris.