Please enter at least 3 characters.

Maqedoni: Regjistrimi i nxënësve të klasave të para do të filloj nga qershori

2017/07/Nxënësi-vonohet-30-minuta-në-shkollë-prindi-ti-ndeshkohet-me-gjobe-foto.jpg
31:"© Shutterstock / Africa Studio

Viti shkollor nuk do të përsëritet nga shtatori, tha Ministri i Arsimit Arbër Ademi sot në një konferencë shtypi, ku shtoi se kanë vendosur që regjistrimi i nxënësve në klasën e parë të fillojë nga qershori dhe jo nga muaji maj siç ishte më herët.

"Regjistrimi i klasave të para, që bëhet nga maji deri në shtator, për shkak të pandemisë këtë vit, vendosëm që regjistrimi të bëhet në qershor. Në paketën e masave që i kemi propozuar Qeverisë për rishqyrtim thuhet se që të shtyhet afati për regjistrimin e nxënësve në klasat e para nga maji në qershor, duke pasur parasysh se ata kanë nevojë për konfirmime për vaksinat e pranuara, të cilat lëshohen nga sistemi shëndetësor", sqaroi Ministri i Arsimit Ademi.

Ademi gjithashtu e vlerësoi si të suksesshëm realizimin e mësimit online në vend./Telegrafi/