Please enter at least 3 characters.

Maqedoni: Për herë të parë më shumë të shëruar sesa të infektuar me Covid-19

2020/04/wawa-4.jpg
332:"BERLIN, GERMANY - MARCH 10 :Symbol photo of the coronavirus crisis. Diagnosis. COVID-19, SARS-CoV-2 on March 10, 2020 in Berlin, Germany. Health authorities around the world are concerned about the novel coronavirus. More and more countries are reporting diseases and new infections. (Photo by Thomas Imo/Photothek via Getty Images)
26:"Photothek via Getty Images

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e kaluara, nga coronavirusi janë shëruar 21 pacientë.

Prej pacientëve të shëruar sot 16 janë nga Shkupi, 3 nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi, ndërsa të gjithë janë shëruar në kushte shtëpiake. Me rastet e sotme, numri i pacientëve të shëruar në vend shkon në 200, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sot, për herë të parë që nga shfaqja e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të shëruar është më i madh se i atyre të infektuar (zyrtarisht në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 18 raste të reja të të sëmurëve).

Këto statistika janë inkurajuese, duke marrë parasysh përhapjen e coronavirusit dhe deklaratat e autoriteteve se në fund të prillit do të jetë kulmi i epidemisë.

Deri tani zyrtarisht janë regjistruar 1225 persona të infektuar, ndërsa prej tyre 54 kanë ndërruar jetë.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë ditës së kaluar në vend janë bërë 263 testime. Ndërsa gjithsej në Maqedoni janë bërë 12.133 testime për Covid-19./Telegrafi/