Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, hapet qendër informative për integrimet euroatlantike

2017/06/Qeveria-e-Maqedonisë.jpg
6:"Picasa

Në seancën e sotme të Qeverisë, ministrat e pranuan informacionin mbi sigurimin e hapësirës afariste për hapjen e një Qendre Informative për Integrimet euroatlantike. Qëllimi është të sigurojë hapësirë për dialog aktiv dhe debat mbi integrimet euroatlantike.

"Projekti parashikon organizimin e ngjarjeve promovuese, debateve dhe aktiviteteve të tjera përmes të cilave qytetarët do t'i afrohen procesit të integrimeve euroatlantik dhe do të rrisin njohuritë e tyre për këtë", thonë nga Qeveria./Telegrafi/