Please enter at least 3 characters.

Manushja nga Prishtina përjeton shndërrimin në “Metamorfozën” e Suzanës (Video)

2017/10/meto.jpg

Emisioni “Metamorfoza” nga java në javë po sjell shndërrimet interesante të personazheve të ndryshëm.

Të pakënaqura me dukjen e tyre, shumë femra deri më tani kanë përjetuar ndryshime drastike në emisionin “Metamorfoza”, të moderatores Suzana Mushkolaj.

Kjo e fundit, mahnit në çdo emision me elegancën dhe paraqitjen e saj.

Radha për të ndryshuar kësaj radhe i erdhi një gruaje të quajtur Manushen, e cila vinte nga Prishtina.

Edhe ajo si shumë personazhe të tjerë në “Metamorfoza”, bëri disa ndryshime në fytyrë, si rregullimin e dhëmbëve dhe përmirësimin e lëkurës.

Me ndihmën e Suzanës, Manushja arriti që të gjejë edhe veshjet e duhura, që në fund të bëjë një shndërrim perfekt, duke u kthyer në një femër elegante dhe me shumë stil.

Si në çdo emision, edhe në episodin e gjashtë të “Metamorfozës”, nuk mungoi edhe rubrika e riciklimit. /Telegrafi/