Please enter at least 3 characters.

Mane pranon problemet me Salah: Nganjëherë i kemi mosmarrëveshjet tona

2019/11/MohamedSalahSadioMane-2.jpg
276:"LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 27: An injured Mohamed Salah of Liverpool shakes hands with team mate Sadio Mane the Premier League match between Liverpool FC and Tottenham Hotspur at Anfield on October 27, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Sadio Mane ka pranuar se ka pasur mosmarrëveshje me bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Mohamed Salah.

Senegalezi e shprehu haptas pakënaqësinë me egjiptianin gjatë ndeshjes kundër Burnleyt, pasi anësori nuk ia pasoi topin, por u tregua egoist.

Ndërsa në një prononcim për France Football, Mane ka thënë se përkundër problemeve, është kënaqësi për të që të luajë me Salah.

Mohamed Salah dhe Sadio Mane (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Ai është një golashënues i çmendur dhe një lojtar i jashtëzakonshëm që mund të bëjë gjithçka".

"Nganjëherë i kemi pasur mosmarrëveshjet tona, por mbetet pakënaqësi e madhe që të luaj pranë tij, sepse mendoj se flasim të njëjtën gjuhë të futbollit", ka deklaruar Mane.

Liverpooli luan ndaj Genkut në Ligën e Kampionëve, ndërsa duhet t'i fitojë dy nga tri ndeshjet e mbetura për t'u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/