Please enter at least 3 characters.

Mane: Dua të qëndroj gjatë te Liverpooli, fjalët e Kloppit më bindën të transferohem  

2019/05/Klopp-Mane-1-e1559288414334.jpg
278:"ROME, ITALY - MAY 02: Manager Jurgen Klopp celebrates with Sadio Mane of Liverpool at full time during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between A.S. Roma and Liverpool at Stadio Olimpico on May 2, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Sadio Mane është duke planifikuar një qëndrim të gjatë në klubin e Liverpoolit.

Sulmuesi senegalez është lidhur me një transferim te Real Madridi në javët e fundit, por nuk synon largimin nga Anfield.

I pyetur nga ish-sulmuesi i Reds, Robbie Fowler, Mane zbuloi se dëshiron të qëndroj te Liverpooli për një kohë të gjatë.

"Shpresoj të qëndroj gjatë. Nuk ka një tjetër vend të tillë", ka thënë fillimisht Mane për Mirror.

"Herën e parë që trajneri më thirri, mendova se më ka përzier me vëllanë tim, por më tha se dëshiron të më sheh te Liverpooli se më kishte parë edhe kur isha te Salzburugu".

"E mbaj mend ende,  ai gjithmonë thoshte: Ju nuk dini shumë për Liverpoolin, është një klub 'sexy' (joshës)! Më thoshte gjithë kohën, 'në Evropë, është klubi i vetëm joshës'".

"Ai edhe tani më thotë: "Ju thashë, ju thashë". Kurrë nuk besoja që mund të luaja për Liverpoolin, madje as tani, nuk mund ta besoj", përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/