Please enter at least 3 characters.

Mandzukic i qeras me 4.000 euro pije të gjithë bashkëvendësit e tij që shikuan ndeshjen ndaj Rusisë  

2018/07/Mandzukic-e1531070597871.jpg
303:"NIZHNY NOVGOROD, RUSSIA - JULY 01: Mario Mandzukic of Croatia celebrates after scoring his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Croatia and Denmark at Nizhny Novgorod Stadium on July 1, 2018 in Nizhny Novgorod, Russia. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Mario Mandzukic shpenzoi 4.000 euro për blerjen e pijeve për njerëzit në vendlindjen e tij për të parë Kroacinë që mposhti Rusinë në penallti në Kupën Botërore 'Rusia 2018'.

Mandzukic ka bërë një gjest të madh për bashkëvendësit e tij në vendlindje.

Sulmuesi i Juventusit qerasi gjithë bashkëvendësit e tij në një bar në Kroaci gjatë ndeshjes së mbrëmshme çerekfinale ndaj Rusisë.

Ai shpenzoi plot 4 mijë euro për blerjen e pijeve për njerëzit në vendlindjen e tij për të parë Kroacinë që mposhti Rusinë në penallti.

Futbollistët kroat duke vrapuar pas fitores ndaj Rusisë (Getty Images)

Lajmi u konfirmua nga Radio Slavonija, duke vënë në dukje se mbështetësit u mblodhën në Kështjellën e Brodit në Slavonski Brod të Kroacisë dhe të gjitha pijet ishin nga sulmuesi kroat.

Nuk është hera e parë që sulmuesi 32-vjeçar ka treguar bujarinë për atdheun e tij, pasi vitin e kaluar ai ka dhuruar rreth 20,000 euro për zjarrfikësit në Dalmaci.

Kroacia do të përballet me Anglinë në gjysmëfinale të Kupës Botërore, ndërsa Belgjika do të luajë ndaj Francës.

Në rast kualifikimi në finale, ky do të ishte suksesi më i madh i Kroacisë në histori të Kampionateve Botërore. /Telegrafi/