Numërohen rreth 90% e votave, mandatet e AAK-së po qartësohen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar rreth 90 për qind e votave.
Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë kandidatët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që aktualisht sigurojnë mandatin e deputetit.
Megjithatë, duhet theksuar se rreth 10 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare dhe numrin e mandateve për këtë subjekt politik.
Kandidatët e AAK-së që aktualisht fitojnë mandat deputeti:
Ramush Haradinaj – 37,133 vota
Daut Haradinaj – 22,050 vota
Besnik Tahiri – 21,964 vota
Bekë Berisha – 16,098 vota
Time Kadrijaj – 14,082 vota
Albana Bytyqi – 8,797 vota
Agim Çeku me 14,880 vota aktualisht mbetet jashtë Kuvendit për shkak të kuotës gjinore.
Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, përfshirë edhe ato me postë, të cilat mund të sjellin ndryshime në shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/


