Mancini largohet nga Galata
11/06/2014
49-vjeçari mori drejtimin e klubit turk në muajin tetor dhe nënshkroi kontratë trevjeçare.
Ai arriti ta fitojë Kupën Turke, por dështoi ta fitonte Superligën, ndërsa u eliminua në të tetën e finales të Ligës së Kampionëve.
“Me kërkesë të z. Mancinit dhe me marrëveshje dypalëshe, kontrata është ndërprerë”.
“Sipas marrëveshjes, z. Mancini nuk ka kërkesa tjera anësore dhe palët janë marrë vesh që të ndahen me miqësi të plotë dhe mirëkuptim”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi. /Telegrafi/


