Please enter at least 3 characters.

Mancini i lumtur me fitoren ndaj Greqisë dhe kualifikimin e Italisë në Euro 2020

2019/10/Mancini-vs-Greqia-e1570914978572.jpg
202:"ROME, ITALY - OCTOBER 12: Head Coach Italy Roberto Mancini reacts during the UEFA Euro 2020 qualifier between Italy and Greece on October 12, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Roberto Mancini është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Italisë dhe përkrahjen e tifozëve vendas në fitoren 2-0 ndaj Greqisë në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Grupit J.

Azzurrët kanë fituar të shtatë ndeshjet e luajtura në Grupin J dhe janë kualifikuar në Euro 2020, diçka që Italia nuk e ka arritur kurrë më parë.

Jorginho konvertoi një penallti dhe Federico Bernardeschi shënoi nga distanca për të siguruar fitoren e sotme 2-0 ndaj Greqisë në Stadio Olimpico.

"Djelmoshat bënë vërtet mirë. Para së gjithash, dua të falënderoj tifozët në Olimpico që dolën dhe na përkrahën, edhe pse në pjesën e parë ishim pak të tensionuar, mbase nervoz për rikthimin në Romë", ka thënë fillimisht Mancini.

"Ne donim t'ua kushtonim fitoren fëmijëve në spitalin e fëmijëve".

"Ne do të takojmë ekipe që ulen dhe mbrojnë. Ishim shumë të furishëm në pjesën e parë, por duhej ta kishim lëvizur me durim topin për të krijuar hapësira. Përkundrazi, filluam me topa të gjatë dhe kjo nuk është mirë".

Italia siguroi kualifikimin pas fitores ndaj Greqisë (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

"Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, ne vazhduam të përqendruar dhe arritëm objektivin tonë".

"Ishte e mrekullueshme të shohësh Olimpicon si sot dhe shpresojmë se do të jetë edhe më mirë qershorin e ardhshëm", përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/