Manchester United hap bisedimet për rinovimin e Bruno Fernandes
Manchester United ka nisur bisedimet paraprake me Bruno Fernandes për rinovimin e kontratës, teksa klubi anglez synon të sigurojë të ardhmen e kapitenit në “Old Trafford”.
Sipas “Daily Mail”, Fernandes ka edhe rreth 10 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale, e cila i siguron një pagë prej 220 mijë funtesh në javë.
Megjithatë, United ka një opsion për ta zgjatur marrëveshjen edhe për një vit.
Pavarësisht spekulimeve të reja për të ardhmen e tij gjatë verës, Manchester United mbetet i vendosur për ta mbajtur reprezentuesin portugez në skuadër.
31-vjeçari është shndërruar në një nga figurat kryesore të “Djajve të Kuq” që prej transferimit nga Sporting CP në janar të vitit 2020.
Tashmë, drejtuesit e klubit synojnë të arrijnë një marrëveshje të re me Fernandes përpara fundit të këtij viti. /Telegrafi/


