Manchester United – Bayern Munich, formacionet zytare
Manchester United dhe Bayern Munich ndeshen mes vete në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve (Grupi A) në Ligën e Kampionëve .
“Djajtë e Kuq” do të jenë nikoqir të bavarezëve në sfidën që pritet të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në “Old Trafford”.
Bayern tashmë ka siguruar kualifikimin si lider i grupit, teksa Unitedit i duhet një fitore dhe të shpresojë se ndeshja mes Kopenhagës dhe Galatasaray të përfundojë me barazim, për t’u kualifikuar tutje.
Kujtojmë se në duelin e parë mes këtyre dy skuadrave kishte triumfuar Bayerni me rezultat 4-3.
Formacionet zyrtare:Manchester United: Onana, Dalot, Varane, Maguire, Shaw, McTominay, Amrabat, Antony, Bruno, Garnacho, Hojlund.
Bayern Munich: Neuer, Davies, Kim, Upamecano, Mazraoui, Kimmich, Goretzka, Sane, Musiala, Coman, Kane. /Telegrafi/


