Manchester City mposht Arsenalin në “Etihad”, gjithçka e hapur në garën për titull
Manchester City ka shënuar fitore të madhe ndaj Arsenalit me rezultat 2-1 në “Etihad Stadium”, në një përballje direkte që pritej të kishte ndikim të madh në garën për titull.
Pas këtij triumfi, lufta në krye mbetet e hapur, me diferenca që pritet të vendosen nga detajet në javët e fundit.
Man City e nisi fuqishëm ndeshjen dhe ishte pranë golit që në minutat e para, kur Rayan Cherki goditi shtyllën (4’). Francezi u shfajësua shpejt, duke realizuar një aksion individual të shkëlqyer në minutën e 16-të për 1-0.
Arsenali reagoi menjëherë dhe barazoi në minutën e 18-të, pasi portieri Gianluigi Donnarumma gaboi në pastrim, duke ia dhuruar topin Kai Havertz, i cili e dërgoi në rrjetë nga afërsia për 1-1.
Level at the break ⚖️
🩵 1-1 🔴 pic.twitter.com/zgH3TnUzYj
— Manchester City (@ManCity) April 19, 2026
Pjesa e dytë ishte edhe më e fortë. Man City pati raste të pastra, me Haaland që goditi shtyllën në minutën e 49-të, ndërsa Arsenali ishte shumë pranë përmbysjes kur Eberechi Eze u ndal nga shtylla (62’) dhe më pas Gabriel goditi po ashtu shtyllën me kokë (73’).
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 65-të, kur Erling Haaland realizoi nga brenda zonës për 2-1, gol që doli të ishte edhe ai i fitores.
We are City. ✊
🩵 2-1 🔴 @okxpic.twitter.com/N7ersCeBS2
— Manchester City (@ManCity) April 19, 2026
Me këtë rezultat, City i merr tri pikë direkte një rivali të titullit, ku tani ka tri pikë më pak, por e një ndeshje më pak të zhvilluar.
Gara mbetet e hapur — çdo hap i gabuar në javët e ardhshme mund të kushtojë shumë, ndërsa edhe golat mund ta vendosin titullin. /Telegrafi/


