Please enter at least 3 characters.

“Manaj ka të ardhme”

2016/10/Manaj-e1475407818535.jpg
248:"GENOA, ITALY - SEPTEMBER 25: Rey Manaj (R) of Pescara Calcio celebrates a goal during the Serie A match between Genoa CFC and Pescara Calcio at Stadio Luigi Ferraris on September 25, 2016 in Genoa, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Talenti i jashtëzakonshëm shqiptar, Rey Manaj ka pësuar një lëndim në ndeshjen e djeshme mes Pescaras dhe Chievos.

Pasi ka shkëlqyer në këtë fillim të edicionit me Pescaran, Manaj ka marrë lavdata të shumta.

Së fundmi trajneri i tij, Massimo Oddo ka folur për shqiptarin duke thënë se ai ka të ardhme të sigurt.

Sipas Oddos, Manaj nuk është Higuain që të zgjidhë vetë ndeshjen, por atij i duhet ndihma e skuadrës.

“Manaj është një lojtar me të ardhme të sigurt. Nuk është Higuain që i zgjidh i vetëm ndeshjet, por duhet të mbështetet nga e gjithë skuadra”.

“Është një futbollist që nuk mund të luajë në thellësi kundër një ekipi si Chievo, që është mësuar ta mbajë kundërshtarin larg”, komentoi tekniku bardhekaltër. /Telegrafi/