Please enter at least 3 characters.

Man Utd po e konsideron rikthimin senzacional të De Geas në “Old Trafford”

5:"Bardh

Manchester United po shqyrton rikthimin e David De Geas në një lëvizje senzacionale, mes spekulimeve për të ardhmen e Andre Onanës. 

Sipas The Sun, United po mendon për një ribashkim me De Gean pasi spanjolli i la përshtypje klubit së fundmi në një miqësore parasezonale në “Old Trafford” me Fiorentinën, që përfundoi 1-1.

Raporti thekson se në kontratën e De Geas ekziston një klauzolë që i lejon largimin për një shumë relativisht të vogël, ndërsa “telefonata diskrete në sfond” janë duke u bërë nga ana e “Djajve të Kuq”.

De Gea u largua nga “Old Trafford” në vitin 2023 pas 12 vitesh dhe 545 paraqitjesh me klubin.

Pas një viti si lojtar i lirë, ai firmosi për Fiorentinën dhe riktheu formën e tij në 42 paraqitje sezonin e kaluar.

Nëse do të rikthehej tani te United, kjo do të shkaktonte padyshim reagime të shumta.

De Gea është i përgatitur dhe gati për të nisur sezonin e tij të dytë në Serie A, megjithatë, mund të imagjinohet se ish-heroi i “Old Trafford” do ta mirëpriste me dëshirë një mundësi për t’u rikthyer te Manchester United./Telegrafi/