Please enter at least 3 characters.

Man United 3-0 Stoke City, nota e Shaqirit dhe të tjerëve (Foto)

2018/01/Shaqiri-De-Gea.jpg
279:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 15: David De Gea of Manchester United and Xherdan Shaqiri of Stoke City speak during the Premier League match between Manchester United and Stoke City at Old Trafford on January 15, 2018 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United ka fituar me lehtësi në shtëpi ndaj Stoke Cityt me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier. 

Skuadra e Jose Mourinhos ka vazhduar serinë pozitive në kampionatin anglez, duke fituar ndaj Pottersave të Xherdan Shaqirit në një ndeshje të dominuar totalisht.

Golat në këtë takim për Djajtë e Kuq u shënuan nga Antonio Valencia (9'), Anthony Martial (38') dhe Romelu Lukaku (72').

Lojtarët më të vlerësuar në këtë ndeshje ishin Paul Pogba dhe Valencia, të cilët u vlerësuan me notën më të lartë të ndeshjes, 8.5.

Festa e Valencias pas supergolit të shënuar (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë takim shkoi për lojtarët e Stoke Cityt, Josh dhe Stephen Ireland, të cilët janë vlerësuar me notë 5.7.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Shaqiri, i cili pati paraqitje të lart dhe u vlerësua me 6.8. /Telegrafi/    Man Utd:

Stoke City: