Please enter at least 3 characters.

Man City i thotë sërish “JO” Barcelonës: Refuzohet edhe oferta e dytë për Rodrin

Barcelona ka hasur një tjetër pengesë në përpjekjet për të transferuar Rodrin, pasi Manchester City ka refuzuar ofertën e dytë të klubit katalanas për mesfushorin spanjoll.

Sipas The Times, Barça ka rikthyer një ofertë të përmirësuar prej rreth 60 milionë eurosh, por kjo shumë sërish nuk ka qenë e mjaftueshme për ta bindur Manchester Cityn të pranojë shitjen e tij.

Klubi anglez kërkon një paketë prej rreth 80 milionë eurosh, plus bonuse, duke krijuar një diferencë të konsiderueshme mes kërkesave të dy klubeve.

Kjo e detyron Barcelonën të marrë një tjetër vendim për të ardhmen e një prej objektivave kryesorë të afatit kalimtar.

Barcelona tashmë ka bërë dy oferta për Rodrin. E para ishte në vlerën 45-50 milionë euro, ndërsa e dyta u rrit në rreth 60 milionë euro. Megjithatë, Manchester City ka qëndruar i palëkundur në kërkesat e tij.

Situata bëhet edhe më interesante pasi Rodri ka hyrë në vitin e fundit të kontratës, që do të thotë se mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme nëse nuk arrihet marrëveshje për rinovim ose transferim.

Megjithatë, City nuk e konsideron situatën kontraktuale të spanjollit si arsye për të pranuar një ofertë më të ulët dhe vazhdon ta vlerësojë atë rreth 70 milionë euro, plus bonuse./Telegrafi/