Please enter at least 3 characters.

Maluma si i fejuari i J.Lo në filmin e ri "Marry Me"

2019/07/maluma-j-lo-e1563535450996.jpg
433:"LAS VEGAS, NEVADA - MAY 01: Maluma attends the 2019 Billboard Music Awards at MGM Grand Garden Arena on May 01, 2019 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images) BEVERLY HILLS, CA - FEBRUARY 24: Jennifer Lopez attends the 2019 Vanity Fair Oscar Party hosted by Radhika Jones at Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on February 24, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by John Shearer/Getty Images)

Këngëtari i famshëm kolumbian, Maluma, momentalisht është kthyer në një nga meshkujt më të pëlqyer në botë.

Përveç se pëlqehet për pamjen dhe fizikun joshës, 25-vjeçari deri më tani ka sjell një sërë projektesh të suksesshme.

Pas bashkëpunimit me mbretëreshën e muzikës pop, Madonnën, Maluma do bashkëpunojë me një ikonë tjetër, por jo për muzikë.

Jennifer Lopez (Foto: Frazer Harrison/Getty Images)

Ylli latin do të jetë pjesë e komedisë "Marry Me" përkrah Jennifer Lopezit, ku do ketë rolin si i fejuari i kësaj të fundit.

J.L.o është protagonistja kryesore e filmit, e cila para se të martohet me të fejuarin rok (Malumën), e ka zbuluar se e tradhtonte me asistenten e saj. Ajo më pas në vend të tij e ka zgjedhur një mësues të matematikës (Owen Wilson).

Ndryshe, një datë e saktë e lëshimit të këtij filmi akoma nuk është shpallur, por që mesa duket do publikohet në vitin 2020. /Telegrafi/