Mallorca - Atletico Madrid, formacionet zyrtare
09/04/2022
Atletico Madridi do të jetë mysafir i Mallorcas për sfidën që luhet në kuadër të javës së 31-të në La Liga.
Ndeshja që fillon në ora 16:15, do të luhet në stadiumin " Visit Mallorca Estadi".
Për këtë ndeshje, Mallorca do të jetë pa Ruiz de Galarreta, Greif,Sedlar dhe Sevilla, që janë të lënduar, ndërsa Russo është i suspenduar.
Standings provided by SofaScore LiveScore
Në anën tjetër, Los Cholchoneros janë pa Jose Gimenez dhe Hector Herrera që është i lënduar, ndërsa Angel Correa është i suspenduar.
Formacionet zyrtareMallorca: Rico, Maffeo, Raillo, Valjent, Costa, Olvian, Baba, Sanchez, Rodriguez, Lee Kang In, Vedat Muriqi.
Atletico Madrid: Oblak, Felipe, Savicc,Reinildo, Llorente, Carrasco, Kondogbia, Koke, De Paul, Suarez, Griezmann. /Telegrafi/


