Please enter at least 3 characters.

Malisheva shënon fitore komode ndaj Hiberninan, bën hap të madh drejt kualifikimit

Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj gjigantit skocez Hibernian.

Edhe pse nuk shihej si favorit, nikoqirët triumfuan me rezultat 2-0, sfidë ku Hibernian assesi s’e tregoi nivelin e tyre.

Kreshnik Uka e kaloi Malishevën në epërsi pas një aksioni të shpejtë, ku mori një asistim të bukur nga Veliu (21’).

Hibernian pastaj kishte disa raste të shënonte sidomos një mundësi përmes Lowe, i cili dështoi përballë Avdylit në rastin një kundër një.

Kur skocezët po sulmonin, Malisheva zhvilloi një kundërsulm me Ukën që ishte heroi sërish, këtë herë duke asistuar te Valmir Nafiu i cili vulosi fitoren (90’).

Kësisoj, Malisheva regjistron një triumf jashtëzakonisht të madh dhe i afrohet avancimit tutje, me ndeshjen kthyese që do të zhvillohet javën tjetër./Telegrafi/