Malisheva me dhjetë veta e mposht Llapin në “Zahir Pajaziti”
14:"Petrit Miftari
24/08/2024
Malisheva e ka befasuar Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke e mposhtur me rezultat 1-0 në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës. Pjesa e parë nuk është se solli shumë raste shënimi, me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme.Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Malisheva mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi mesfushori Robert Mathieu Ndjigi u ndëshkua me karton të kuq.


