Please enter at least 3 characters.

Makthi ekzistencial grek: Greqia ka para për vetëm edhe dy javë!

2016/01/greek3.jpg
361:"ATHENS, ATTICA, GREECE - 2015/01/31: Many of the Golden Dawn sympathisers have burning torches. Members of the right-wing Golden Dawn party rallied in central Athens to remember the three Greek Navy officers killed during the Imia incident in 1996. They died in the crash of their helicopter. (Photo by Michael Debets/Pacific Press/LightRocket via Getty Images)
28:"LightRocket via Getty Images

Edicioni i sotëm i Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung (FAS), raporton se ekspertët e Komisionit Evropian konfirmuan “gjendjen kritike” në thesarin grek, në të cilin ka para të mjaftueshme për të paguar pagat dhe pensionet vetëm deri më 8 prill.

Nëse Athina nga kjo datë nuk arrin të ofrojë një plan reforme të qëndrueshme, Komisioni supozon se qeveria Cipras duhet të mbështetet në fondet e sigurimeve shoqërore dhe llogaritë e ndërmarrjeve shtetërore, në mënyrë që të vazhdojë me pagesën e pagave, transmeton Telegrafi.

Kryeministri Tsipras të premten u përpoq të bindte huadhënësit dhe partnerët evropianë se në “ditët në vijim” do të paraqes një propozim të zgjeruar për reformën, me shpresën se kjo do të zhbllokojë këstin e fundit të ndihmës në vlerë prej 7.2 miliardë eurove.

FAS thotë se frika për pasojat potencialisht katastrofike për Greqinë janë “të prekshme”. Nëse marrëveshja nuk arrihet deri më prill 8, kriza do të ketë një ndikim negativ në euro, ndërsa grekët i pret makthi ekzistencial. /Telegrafi/