Please enter at least 3 characters.

Majlinda e argjendtë, në top pesëshen olimpike

2016/01/f.0221155331262_210.jpg

Majlinda në këtë turne befasoi mbarë opinionin e xhudos në Gjermani, pasi pos që eliminoi vendasen Lisson në rrethin e parë, në çerekfinale ajo ia bëri bajat xhudon mongolezes Budmaa Munkhbaatar e cila ishte tepër e favorizuar.

Majlinda me lehtësi mposhti kinezen Hongme He në gjysmëfinale për t’u mposhtur më pas në finale nga japonezja Yuka Nishida, në një luftë të pa kompromistë e cila përfundoi fatkeqësisht jo në të mirë të xhudistes tonë. Sidoqoftë, medalja e argjendtë në Gjermani për Majlindën përbën sukses të jashtëzakonshëm.

Majlinda Kelmendi me këtë medalje ka arritur që të futet në top pesëshen e ranglistës olimpike, që ia garanton asaj përfundimisht një vend në Lojërat Olimpike, Londra 2012. /Telegrafi/