Mahnitëse: Ja se si trimi 14-vjeçar i mashtroi mizorët e IS-it (Video)
27/12/2014
Ai ishte një nga mijëra fëmijët të cilët janë rekrutuar nga radikalët islamikë.
"Na mashtruan. Na thanë se shiitët janë të pafe dhe se duhet t’i vrasim”, tha Usain pas dorëzimit.
Usaini mund të zgjedhte për t'u bërë luftëtar ose të shkonte në mision vetëvrasës. Ndërsa, ishte i zgjuar të kuptonte se nga vullnetarizmi për mision vetëvrasës mund të shpëtonte më lehtë.
Kështu, veshi një jelek me eksploziv dhe arriti para një teqeje shiite, transmeton Telegrafi. Aty e zbërtheu jelekun, ngriti duart lartë dhe iu dorëzua rojeve.
Me këtë vendim ai shpëtoi veten, por edhe jetët e qindra njerëzve të tjerë të pafajshëm. /Telegrafi/


