Magjia e vjeshtës në kryeqytet – Prishtina në petkun e artë të natyrës
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi


24/10/2025
Prishtina është veshur me petkun e vjeshtës.
Rrugët dhe parqet e kryeqytetit janë mbuluar me gjethe të arta, duke krijuar një pamje të ngrohtë dhe plot ngjyra që tërheq vëmendjen e kalimtarëve.
Nëpër shëtitoret e qytetit, qytetarët shfrytëzojnë ditët me diell për të ecur e për të shijuar atmosferën karakteristike të këtij sezoni.
Ngjyrat e verdha, portokalli e kafe kanë pushtuar pemët e bulevardeve, duke e kthyer Prishtinën në një peizazh të gjallë fotografik.
Këto pamje të mrekullueshme janë kapur nga fotografi i Telegrafit, Ridvan Slivova, i cili përmes aparatit ka sjellë ndjesinë e qetësisë dhe bukurisë që sjell vjeshta në zemër të kryeqytetit.
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi


