Mafinë të parezistueshëm me spinaq dhe kërpudha, pa brumë
20/11/2022
Piqen në vetëm 15 minuta dhe janë shumë të shëndetshëm
Do të keni një vakt shumë të shijshëm, të shpejtë dhe të shëndetshëm.
Përbërësit:- 200 g spinaq,- 9 vezë,- 150 g kërpudha,- 100 ml qumësht,- kripë,- piper,- 100 g kaçkavall.Përgatitja:
Thyeni vezët në një enë dhe tundni.
Shtoni kërpudhat e fërguara, spinaqin e zier, kaçkavallin e grirë në rende, qumështin, kripën, piperin dhe përzieni mirë.
Lyeni kallëpin e mafinëve dhe hidheni përzierjen.
Vendosni nga një fetë kërpudhe në çdo mafinë.
Piqni në 180 gradë Celsius.
Ju bëfshin mirë! – transmeton Telegrafi.


