Macja goditi me putra qenin, labradori nuk reagojë aspak - bëhet viral në rrjetet sociale
19/07/2023
Përdoruesi i TikTok @sarahsellsseashellss ndau një video të kafshëve shtëpiake në profilin e saj, e cila u bë hit në TikTok.
Në videon e parë 2.8 milionë herë, mund të shohim labradorin duke u relaksuar në një kolltuk lëkure, ndërsa macja shtrihet në tavolinë pranë tij.
Macja lozonjare dhe që kërkon vëmendje më pas goditi me putra qenin, duke e bërë atë të kërcejë në mënyrë dramatike.
Në vend që të ngrihej nga karrigia, ai thjesht vazhdoi të ulej edhe pse macja nuk pushoi së godituri.
Pronari i tij ka shkruar në komente se qeni normalisht sillet çuditërisht, por e gjithë familja e do atë. /Telegrafi/


