Please enter at least 3 characters.

Lyoni po pret ofertën e Arsenalit, janë gati ta lënë edhe në huazim Aouarin

2021/03/Houssem-Aouar-scaled-1.jpg
261:"Houssem Aouar of Lyon during the Ligue 1 soccer match between Stade Brestois 29 and Olympique Lyonnais at Francis-Le Ble stadium on February 19, 2021 in Brest, France. (Photo by Vincent Michel/Icon Sport) - Houssem AOUAR - Stade Francis-Le-Blé - Brest (France)
10:"Icon Sport

Houssem Aouar mund të lëvizë nga Franca në drejtim të Anglisë në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Mesfushori francez është kërkuar që një kohë të gjatë te Arsenali, por pa u pajtuar dy klubet me çmimin e lojtarit.

Le10Sport ka raportuar tani se Lyoni është gati ta largojë edhe si huazim mesfushorin e tyre dhe po pret Arsenalin.

Topçinjtë duhet të bëjnë një ofertë prej pesë milionë euro për huazimin e lojtarit me 20 milionë euro të tjera blerje të detyrueshme pas një viti.

Gjithnjë sipas mediumit francez, ky transferim pritet të kompletohet gjatë ditëve të ardhshme.

Vet lojtari më parë ka shprehur gatishmërinë për tu transferuar në Ligën Premier, pasi për të do të ishte një hap i madh në karrierë. /Telegrafi/