Please enter at least 3 characters.

Lushtaku: Askush nuk e meriton të përmendet më shumë se Hashim Thaçi në Ditën e Presidentit

2022/05/281902382_564399365042023_2657044642758855435_n.jpg

"Dita e Presidentit" shënohet në Kosovë në kujtim të ditës kur Ibrahim Rugova u zgjodh President i vendit në zgjedhjet e para të organizuara gjatë kohës së okupimit, më 24 maj 1992.

Mirëpo në këtë ditë, dikush ka zgjedhur të urojë një tjetër ish-president të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kujtuar ish-presidentin Hashim Thaçi

Ai thotë se askush nuk meriton të përmendet më shumë në këtë ditë se sa Thaçi.

“Urime Presidenti jonë historik Hashim Thaçi!”

“Në ditën e Presidentit, askush më shumë nuk meriton të përmendet, sesa Presidenti i të gjitha proceseve, Hashim Thaçi. Sepse liria, pavarësia dhe shtet ndërtimi janë etapat reale që e bëjnë një lider të suksesshëm, i cili nderohet nga miqtë e nga populli”, ka përfunduar Lushtaku.

Ndryshe, politikanë të shumtë kanë uruar ditën e presidentit në mënyra të ndryshme.

Disa anë kujtuar ish-presidentin Rugova, e disa tjerë presidentët tjerë./Telegrafi/