Please enter at least 3 characters.

Lumir Abdixhiku shpall fitoren e LDK-së në pesë komuna

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpallur fitoren e partisë së tij në pesë komuna pas mbylljes së procesit të balotazhit.

Në një deklaratë për media, Abdixhiku ka bërë të ditur se LDK ka dalë fituese në Prishtinë, Pejë, Viti, Dragash dhe Junik, duke e cilësuar këtë si një fitore të përgjegjësisë dhe besimit qytetar.

“Për ne, qeverisja është përgjegjësi e jo privilegj. Deri sonte këta ishin vetëm kandidatë të LDK-së, ndërsa nga sonte janë përfaqësues të të gjithë qytetarëve”, tha Abdixhiku.

Rezultatet e para nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përputhen me pretendimet e LDK-së, duke konfirmuar epërsinë e kandidatëve të saj në këto komuna kyçe të vendit.