Please enter at least 3 characters.

Lukaku lëndohet ndaj Lazios, do t'i mungojë Interit në disa ndeshje të rëndësishme

2022/08/Lukaku.jpg

Interi ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Serie A, teksa është mposhtur nga Lazio me rezultat 3-1.

Neroazzurët nuk ishin në nivelin e tyre dhe pësuan një humbje të merituar, pasi Lazio bëri një ndeshje të shkëlqyer.

Përveç humbjes në këtë ndeshje Interi ka humbur edhe Romelu Lukakun, i cili ka pësuar një lëndim.

Sulmuesi belg ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe rrezikon derbin e Milanos, i programuar për të shtunën e tre shtatorit.

Ndërkohë, katër ditë më vonë, nën kampioni i Italisë presin në “San Siro” Bayern Munchen (7 shtator), dueli i parë i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Mungesa e Lukakus është e sigurt të mërkurën e 30 gushtit, kur Interi prete Cremonesen. /Telegrafi/