Please enter at least 3 characters.

Luka Doncic edhe me një arritje në NBA

2019/05/luka-doncic-e1558516230381.jpg
415:"WASHINGTON, DC - MARCH 06: Luka Doncic #77 of the Dallas Mavericks in action against the Washington Wizards during the first half at Capital One Arena on March 06, 2019 in Washington, DC. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Patrick Smith/Getty Images)
12:"Getty Images

Në shpalljen e fituesve të çmimeve individuale do të duhet të presim për fundin e sezonit dhe kremtimin në Los Angelos më 24 qershor, por liga NBA ka filluar të zbulojë fituesit e çmimeve të tjera.

Kështu që mbrëmjen e kaluar u bë edhe zyrtare ajo që ishte e qartë nga fillimi i sezonit - Luka Doncic ishte përfshirë në pesëshen më të mirë të "rookie".

Reprezentuesi slloven dhe konkurrenti i tij kryesor ishte, Trae Young, i cili gjithashtu gjeti veten në këtë pesëshe me një maksimum prej 200 pikësh.

Kjo është hera e parë që nga sezoni 1984/85 që në pesëshen e parë të futen pesë lojtarët që u përzgjodhën si të parë në draftin e NBA-së. Ishte gjenerata e Michael Jordanit, Hakeem Olajuwon dhe Charles Barkley, të rrumbullakosura nga Sam Bowie dhe Sam Perkins.

Pos, asit të Dallas Maverciksit si dhe basketbollistit të Atlanta Hawks, në pesëshen e parë janë edhe qendra e Phoenixut dhe zgjedhja e parë e Draftit, Deandra Ayton dhe dy qendrat e krahut - Jaren Jackson Jr. nga Memphis dhe Marvin Bagley III nga Sacramento.

Në pesëshen e dytë u gjenden Shai Gilgeous-Alexander dhe Landry Shamet nga L.A. Clippers, Colin Sexton nga Cleveland, Mitchell Robinson nga New York dhe Kevin Huerter nga Atlanta. /Telegrafi/