Please enter at least 3 characters.

Luiz: Vetëm Hudson-Odoi mund ta zëvendësojë Hazardin

2019/06/GettyImages-672913708-e1559410763736.jpg
259:"LONDON, ENGLAND - APRIL 25: Fans walk past a mural depicting David Luiz and Eden Hazard of Chelsea prior to the Premier League match between Chelsea and Southampton at Stamford Bridge on April 25, 2017 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, ka deklaruar se Callum Hudson-Odoi mund të jetë i gatshëm që ta zëvendësojë Eden Hazardin, pasi ky i fundit konfirmoi largimin e tij.

Belgu ka pritur një kohë të gjatë për t’u transferuar te Real Madridi, ndërsa dëshira e tij duket se në këtë verë do të realizohet, pasi në finalen e Ligës së Evropës në Baku ndaj Arsenalit konfirmoi largimin.

David Luiz ka deklaruar pas triumfit në Ligën e Evropës se Hudson-Odoi mund ta zëvendësojë Eden Hazardit, duke ditur cilësitë dhe shpejtësinë e njëjtë që e ka me të belgut.

Callum Hudson-Odoi (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

“Zëvendësuesi i Hazardit? Vetëm Messi ose Ronaldo. Nëse ai largohet, do t’ia uroj më të mirën. Ai është një lojtar, shok dhe djalë fantastik. Unë e njoh atë që kur ka ardhur këtu si i ri. Jam shumë i lumtur për të, pasi bota e di se çfarë mund të bëjë Hazard”, ka thënë braziliani.

“Kjo është pjesë e jetës. Disa cikle fillojnë, disa cikle përfundojnë. Mendoj se kemi shumë talentë që mund ta zëvendësojnë atë”.

“Callum është i mrekullueshëm. Callum e njeh klubin qëkur ka qenë fëmijë dhe ka një talent të ngjashëm me të Edenit. Është një periudhë e re për Callumin. Nuk filloi shumë mirë për shkak të lëndimeve, por tani është koha që ai ta tregojë vetën”, ka shtuar më tej Luiz. /Telegrafi/