Please enter at least 3 characters.

Luiz Ejlli takohet me Anita Muçaj - Haradinajn në Prishtinë

2024/02/Screenshot_42-3-e1708293879162.png

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, duket se po kalon një kohë të mirë në Prishtinë.

Ai po shijon një mbrëmje me bashkëshorten e tij, Kiara Titon dhe miq të tjerë në një vend luksoz në vend.

I njëjti veç tjerash është takuar edhe me spikeren e lajmeve dhe ish-opinionisten e BBVK, Anita Muçaj - Haradinajn.

Foto: Screenshot/Instagram

"apapapa...", ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë së postuar në InstaStory.

Luizi mori vëmendje të madhe gjatë vitit të kaluar me paraqitjen në edicionin e dytë të BBVA.

Artisti shkodran në po atë format gjeti dhe dashurinë e jetës, me të cilën u martua.

Së bashku me Kiarën, ata janë në pritje të fëmijës së parë. /Telegafi/

Foto: Screenshot/Instagram