Please enter at least 3 characters.

Lufta tregtare SHBA-Kinë, kryefjala e samitit të G7-së

2019/08/boris-johnson-g7-2019.jpg
467:"BIARRITZ, FRANCE - AUGUST 26: British Prime Minister Boris Johnson walks through the Bellevue hotel during the G7 summit on August 26, 2019 in Biarritz, France. The French southwestern seaside resort of Biarritz is hosting the 45th G7 summit from August 24 to 26. High on the agenda will be the climate emergency, the US-China trade war, Britain's departure from the EU, and emergency talks on the Amazon wildfire crisis. (Photo by Dylan Martinez - Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Lufta tregtare sidomos ajo që ka vendosur përballë dy ekonomitë më të mëdha të botës, ka qenë padiskutim tema kryesore e samitit të G7-së në Biarritz të Francës.

Vetëm një tregti e lirë dhe e barabartë mund të garantojë rritjen ekonomike si dhe të garantojë interesin kombëtar, ishte pikërisht kjo kryefjala e samitit.

Thuajse të gjithë liderët e pranishëm në samit i kanë bërë presion kreut të Shtëpisë së Bardhë për t'u tërhequr nga politikat proteksioniste, pasi ekonomia botërore ndodhet në një rrezik të madh.

Samiti i G70-së vulosi edhe atë që dukej e pashmangshme, miqësinë ndërmjet Donald Trump dhe Boris Johnson. Këta folën për mundësinë e një pakti tregtar mes dy vendeve, si dhe për mundësitë ende të pashfrytëzuara për të bërë biznes.

I zoti i shtëpisë Emmanuel Macron ka mbajtur të ndezura temat kryesore të samitit, ndërkohë që bëri edhe një lëvizje surprizë, duke sjellë në takim ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, pa e paralajmëruar diçka të tillë.

Macron ndërkohë është mandatuar nga vendet e G7-së për të qenë ai negociatori i marrëveshjes bërthamore me Iranin. /Telegrafi/