Please enter at least 3 characters.

“Lufta mbaroi” pjesëmarrës në një festival zviceran

2016/06/lufta.jpg

Filmi “Lufta mbaroi”, një realizim nga regjisor, producentë dhe skenarist nga Maqedonia, ku luajnë kryesisht aktorë shqiptarë, po merr pjesë në një festival të Zvicrës dhe autorët e tij shpresojnë se do të mund të paraqiten me këtë film edhe në festivalet e mëdha të Kanës dhe Venecias.

Filmi është një dramë që për protagonist kryesor ka një emigrant nga rrethina e Preshevës, i cili jeton në Zvicër.

Fondet për këtë realizim janë mundësuar nga institucionet maqedonase dhe zvicerane.

Filmi u xhirua nëpër lokalitete të Maqedonisë, në kufirin me Kosovën dhe në Zvicër.