Please enter at least 3 characters.

Luana Vjollca pozon atraktive në të kuqe

2018/05/luanavjollca_11_5_2018_22_12_9_885-e1526069510435.jpg

Moderatorja e njohur Luana Vjollca vazhdon të mbetet ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj, gjersa nuk mungojnë edhe pozat provokuese.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur në tuta të kuqe.

Ajo vë në pah linjat e saj trupore, të cilat i ka të lakmueshme nga çdo femër.

Tash e sa javë, Vjollca ka paralajmëruar se i është përveshur punës për projektet televizive.

Ndërsa sa i përket muzikës, ajo nuk ka bërë të ditur ende nëse ka nisur punën për ndonjë këngë të re.

Luana është mjaft e përfolur në mediat vendore edhe për jetën e saj private, pasi tash e sa vite ajo është në lidhje me kosovarin Krenar Çoçaj. /Telegrafi/