Please enter at least 3 characters.

Luana dhe Marina në një pozë atraktive me të ëmën, urojnë festën e Krishtlindjeve

2020/12/luanavjollca_1322762552231059593064283593552130787285894n-e1608847345625.jpg

Moderatoret e njohura, Luana dhe Marina Vjollca, janë mjaft të ndjekura nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh, ato ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë në raste të caktuara edhe fotografitë e përbashkëta.

Së fundmi, dy motrat kanë publikuar një fotografi së bashku me nënën e tyre në rrjetin social Instagram, ku shfaqen mjaft atraktive në të kuqe.

Ky imazh familjar është realizuar me qëllim urimin e të gjithë fansave të tyre të krishterë për festën e Krishtlindjeve.

"Gëzuar Krishtlindjen nga Vjollcat! (Na mungojnë gjashtë femrat e tjera të familjes)", kanë shkruar dy bukuroshet në mbishkrimin e fotografisë.

Marina dhe Luana përndryshe punojnë në televizione të ndryshme, përkatësisht Marina në TV Klan dhe Luana në Top Channel.

Kjo e fundit përveç prezantimit, merret edhe me muzikë, ku herë pas here publikon projekte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/