Luan Krasniqi e përkrah Nuri Seferin
09/01/2015
Seferi do të ndeshet në Poloni, më 31 janar, kundër boksierit të fuqishëm polak, Krzysztof Glowacki, transmeton Telegrafi.
Krasniqi ka shfrytëzuar faqen e tij në rrjetin social Facebook, për t’i uruar suksese djaloshit shqiptarë në këtë ballafaqim.
“Më 31 janar, boksieri Nuri Seferi, bokson në Poloni kundër, deri më tash të pathyeshmit, Krzysztof Glowacki. Me fitoren e tij, ëndrrës për Kampion botëror, ai do ti ofrohet dukshëm. Unë, Nuriut i dëshiroj sukses dhe jam i sigurt se do ta kaloj edhe këtë pengesë”, shkroi Luani në Facebook. /Telegrafi/


