“Luajti rol kyç, e dërgoi Lillen në Ligën e Kampionëve” - L’Equipe vlerëson lartë Edon Zhegrovën për paraqitjen
29/08/2024
Gazeta prestigjioze franceze “L’Equipe”, ka analizuar lojën e Lilles në play-off të Ligës së Kampionëve, ku e ka vlerësuar tej mase paraqitjen e Edon Zhegrovrës. Ky medium e nis shkrimin me vështirësitë e jashtëzakonshme që ndodhën në fushën e Slavia Pragës, ku Lille arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, falë golit të Edon Zhegrovës. Sezoni i kaluar ishte sezoni i tij i lulëzimit dhe Edon Zhegrova u bë ‘X factor’ i LOSC Lille, shkruan “L’Equipe”.


